‘Sarp’ habit fansat në 30-vjetorin e lindjes: Vëlla, ç’të ka ndodhur kështu?

Mediale Vip

‘Sarp’ habit fansat në 30-vjetorin e lindjes: Vëlla, ç’të ka ndodhur kështu?

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 19:54
Çagatay Ulusoy

Çagatay Ulusoy, i njohur me rolin e “Sarpit” në serialin “I Inflirtuari”, prej pak kohësh ka nisur nga puna për xhirimet e një seriali të ri, i cili pritet të nisë së shpejti transmetimin në ekran.

Gjatë verës që lamë pas, Sarp e ka parë veten shpesh në titujt rozë edhe për shkak të fotove private nga plazhe të ndryshme nëpër Turqi. Megjithatë, fansat i ka habitur pamja e fundit e aktorit, në foton që ai postoi me rastin e ditëlindjes.

Sarp festoi 30-vjetorin më 23 shtator dhe përmes kësaj fotoje në Instagram, ka falënderuar virtualisht fansat për urimet dhe mbështetjen që i kanë dhënë gjithmonë. Me tortën dhe qirinjtë përpara, Çagatay Ulusoy shkruan: “Ju jam shumë mirënjohës për kauzën e madhe që keni bërë në emrin tim. Ndërsa fryj qirinjtë, uroj që secili nga ju të jetë i shëndetshëm dhe i lumtur. Faleminderit të gjithëve”.

Por fotoja s’mund të kalonte pa detaje dhe pa komente. Shumë prej fansave kanë shprehur hapur habinë e këtij ndryshimi të madh fizik të aktorit, por njëkohësisht edhe i kanë kërkuar atij shpjegime.

Me mustaqe, flokë të gjatë dhe disa disa kg më shumë, Sarp duket pothuaj njeri tjetër. Ndaj edhe shumë prej fansave nuk ia kanë kursyer kritikat. Disa e kanë krahasuar me Pablo Escobar, ndërsa disa të tjerë bëhen seriozë ndërsa e pyesin: “Vëlla, ç’të ka ndodhur?”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat