1 javë pas arrestimit, Fjolla Morina reagon ashpër: Po lëndoni familje dhe fëmijë!

Mediale Vip

1 javë pas arrestimit, Fjolla Morina reagon ashpër: Po lëndoni familje dhe fëmijë!

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 20:04
Fjolla Morina

Një javë pasi u arrestua në pikën kufitare të Morinës me dy armë në çantë, Fjolla Morina, ka bërë të parin reagim publik. Këtë vendim e ka marrë pasi, siç shkruan ajo, ka lexuar gjëra të pavërteta, madje edhe gjëra që nuk i dinte për veten. Në një postim në Instagramin e saj, këtë të shtunë, Fjolla shkruan se situata është hiperbolizuar dhe se nga po lëndohen familje dhe fëmijë. E nervozuar me lajmet e portaleve, këngëtarja kërkon “të mos futen në valle familjarë”

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet, por deri në një farë pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë, bëni mirë të numëroni gabimet e juaja ndonjëherë. Çfarë s'kam lexuar këto ditë për veten time! Gjëra që dhe unë nuk i dija... por të shkruani me emër dhe mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu që nuk e meriton këtë "shoë". Po shkruani gjëra të paqëna dhe po lëndoni familje dhe fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi supe, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat