Mozzik dhe Loredana ‘kapen mat’, sërish bashkë?

Mediale Vip

Mozzik dhe Loredana ‘kapen mat’, sërish bashkë?

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 20:08
Mozzik dhe Loredana

Mund të jetë një prej takimeve rutinë që dy prindërit e Hanës bëjnë gjithmonë me njëri-tjetrin, por për rrjetin që ka nisur të zhurmojë mund të jetë edhe një sinjal që dy reperët janë rikthyer bashkë.

Ndoshta nuk është rastësi që pak ditë më parë, Loredana, si për t’u treguar të gjithëve se jeta e saj ka marrë tjetër kthesë, ka postuar në Instagramin e saj edhe një foto ndërsa ishte duke folur me zonjën Petra, e cila disa vite më parë e akuzonte për përvetësimin e afro 700,000 frangave. Loredana publikoi një foto nga një video-call ku zonja Petra ishte duke buzëqeshur. Mbishkrimi i bisedës me datën "01.09.2020" ishte tregues që Loredana i ka lënë pas konfliktet dhe gjyqet.

Ndërsa së fundi, Loredana është parë edhe në shoqëri me Mozzik.

Fansat e dy reperëve, orët e fundit kanë qarkulluar një video ndërsa shihen bashkë Loredana dhe Mozzik, në një qendër tregtare.

Këngëtarët shihen duke mbajtur maskë, kështu që është lehtësisht e kuptueshme që takimi është bërë kohët e fundit.

Mozzik dhe Loredana, megjithëse e ndanë me të gjithë lajmin e ndarjes, vazhdojnë të ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin dhe shihen shpesh bashkë edhe me vajzën e tyre Hana.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat