Këngëtarja: Që 17-vjeç punoja banakiere, çfarë nuk bëja aty

Mediale Vip

Këngëtarja: Që 17-vjeç punoja banakiere, çfarë nuk bëja aty

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 21:26

Laura Fetahu është një nga këngëtaret më të reja në tregun shqiptar. Ajo dhe familja e saj kanë udhëtuar drejt Italisë kur Laura ishte vetëm 6-muajshe.

E ftuar në emisionin “Why Not” në Rtv Ora me moderatore Roza Latin, Laura ka treguar se që kur ka qenë e vogël ka punuar pasi e donte lirinë dhe dëshironte të ishte e pavarur.  Ajo që në moshën 17 vjeçare ka ushtruar profesionin e banakieres ku teksa punonte edhe performonte.

“Unë kur kam qenë më e vogël e kam dashur gjithmonë lirinë. Kam punuar në moshën 17-vjeçare, punoja si banakiere. Çfarë nuk bëja aty. Kam kënduar, kam bërë coctail duke kërcyer, kshu gjërash”- tregon Laura.

Bukuroshja nuk la pa përmendur edhe një situatë të pakëndshme e cila i ka ndodhur pasi ka ardhur në Shqipëri. Ajo mori pjesë në një festival,  ku gjatë përformancës  ja mbyllën mikrofonin pasi nuk e vlerësuan për atë çfarë ajo ishte.

“Nuk më kanë vlerësuar për Laurën që jam, për zërin që unë kam. Kur bëra regjistrimin final doli një gjë komplet ndryshe, më kanë fikur mikrofonin”

Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar këngën e saj të re “Folna na”, të cilën tregoi se e kishte krijuar vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat