E papritur, por vjen lajmi i keq për ndjekësit e serialit “Hercai”

Mediale Vip

E papritur, por vjen lajmi i keq për ndjekësit e serialit “Hercai”

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 22:07
Seriali “Hercai”

Ishte seriali më i ndjekur në pothuaj dy sezone dhe mjaft i shikuar edhe në Shqipëri.

Sezoni i tretë i serialit “Hercai” me sa duket do t’i japë fund historisë së Miran dhe Rejan.

Të premteve mbrëma në kanalin turk ATV sezoni i tretë ka nisur me një shikueshmëri më të ulët të të gjitha kohërave, duke mbajtur rekordin për serialin më pak i ndjekur në Turqi.

Fansat mendojnë se arsyeja e vërtetë është se shikueshmëria ra pikërisht për faktin se Akin dhe Ebru nuk mund të jenë bashkë – kujtojmë se u shfaq partneri në jetën reale i aktores që interepreton “Rejanin” dhe ndjekësit që donin që AkRu të realizohej mbetën të zhgënjyer.

Por ç’do të thotë shikueshmëria e ulët?

Anullim i serialit dhe finalizimi i tij. Pra, seriali po shkon drejt fundit më shpejt se sa mendohej, vetëm për faktin se sezoni i tretë rezultoi një dështim.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat