Ledri Vula shfaq tiparet muskulore nga palestra

Mediale Vip

Ledri Vula shfaq tiparet muskulore nga palestra

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 00:11
Ledri Vula

Rep-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, njihet për veçantinë që ka në projektet muzikore.

Por jo vetëm për shkak të prodhimtarinë të tij, në masë të madhe ai komentohet edhe për shkak të fizikut të tij.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë një imazh atraktiv që ka marrë vëmendje të madhe.

Reperi është parë në një palestër i veshur me një bluzë dhe pantallona të zeza, ndërsa në pah i vihej figura muskulore.

Në po të njëjtin postim ai mori një sërë komentesh, ku mes tyre ishte edhe i të dashurës së tij, e cila bashkëngjiti një ‘emoj’ me sy.

Sidoqoftë, theksojmë se para tre muajsh në bashkëpunim me Capital T, ai solli në treg këngën “DMP”. 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat