Zemaj detyron prezantuesin të vendosë maskën në emision

Mediale Vip

Zemaj detyron prezantuesin të vendosë maskën në emision

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 00:12
Armend Zemaj, Sadri Imeri

Gjatë këtij episodi në emisionin “Kojshia Show” ka qenë i ftuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Që në fillim të intervistës flitej për rëndësinë e maskave mbrojtëse, të cilën nuk e pati prezantuesi, Sadri Imeri.

Derisa Zemaj tregonte se po mbahej distanca dhe masat antiCOVID, iu drejtua Imerit për të vendosur maskën.

“E kemi pak [distancën] por mirë është që ta kesh edhe ti maskën, sepse sigurisht higjienën e mban” është shprehur ai.

Pas kësaj, moderatori është detyruar që të vendos maskën dhe ta mbajë atë gjatë intervistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat