Të shtëna me armë në shtëpinë e Taylor Swift, ndërsa po zhvillohej një vjedhje afër saj

Mediale Vip

Të shtëna me armë në shtëpinë e Taylor Swift, ndërsa po zhvillohej një vjedhje afër saj

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:02
Taylor Swift

Afër shtëpisë së këngëtares së njohur, Taylor Swift, janë dëgjuar të shtëna me armë gjatë ditës së djeshme (e diel).

30-vjeçarja ka investuar 50 milionë dollarë në apartamentet të cilat gjenden në qendër të qytetit, shkruan Mirror.

Sidoqoftë, New York Post ka raportuar se të shtënat janë dëgjuar afër vendit të saj, pasi po kryhej një vjedhje afër saj.

Dyshohet se kjo është hera e dytë që një gjë e tillë po ndodh, pasi vjedhje afër shtëpisë së saj janë kryer edhe muaj më parë.

Ndër të tjera, policia ka raportuar se nuk ka pasur viktima, përpos disa personave të cilët vraponin nga vendi i ngjarjes.

Të dyshuarit pas kryerjes së krimit janë larguar nga vendi, ndërsa dyshohet se mbanin bluza dhe pantallona të katërta. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat