Atdhe Belegu, arkitekti më i vlerësuar me çmime në Norvegji

Mediale Vip

Atdhe Belegu, arkitekti më i vlerësuar me çmime në Norvegji

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 11:56
Atdhe Belegu

Arkitekti me origjinë shqiptare Atdhe Belegu është personazhi i përzgjedhur në kopertinën e gazetës mujore “Arkitektnytt”.

28 vjeçari i lindur në Norvegji, me prejardhje nga Peja po i ngjit suksesshëm shkallët e karrierës. Gazeta e njohur norvegjeze i kushton plot shtatë faqe arkitektit shqiptar Atdhe Belegu ku shkruhen detaje për prejardhjen e tij, suksesin, studimet e suksesshme dhe çmimet e fituara në fushën e arkitekturës.

Ndonëse vetëm 28 vjeç Atdhe Belegu është arkitekti më i vlerësuar me çmime në Norvegji. Në 2017 ai mori çmimin më të lartë nga shkolla e arkitekturës në Bergen për punimin e tij të magjistraturës. Me vonë ai fitoi çmimin e “Statsbygg” për arkitekturë të shkëlqyeshme (2017), çmimin Aspelin Ramm (2018), Europan Norway (2019) dhe çmimin DOGA (2020). Në 2019 Estate Media e përfshiu Atdhe Belegun në listën e “10 të rinjve në ngritje’’.

Në intervistën e dhënë për “Arkitektnytt” ai flet për punën e tij, për sfidat e mëdha të proceseve aktuale të zhvillimit urban në Norvegji dhe se si një vend ku mund të ketë zhvillim të suksesshëm dhe të qëndrueshëm përmes një zhvillimi të kontekstualizuar, e cila po ashtu karakterizon punën e Atdheut.

28-vjeçari me prejardhje nga Peja, i lindur në Norvegji, ka kryer studimet master në shkollën e arkitekturës në Bergen të Norvegjisë me projektin “03 Assembly Palace”, me të cilin edhe kishte garuar për çmimin “Aspel Ramm”, duke u shpallur fitues.

Menjëherë pas studimeve, Belegu filloi punën si arkitekt në studion arkitekturore “Mad”, në Norvegji, duke nisur kështu një karrierë të suksesshme që deri më sot është vlerësuar mjaft.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat