Mirupafshim Kardashian; Tani do të vijë një “reality show” për Meghan dhe Harry

Mediale Vip

Mirupafshim Kardashian; Tani do të vijë një “reality show” për Meghan dhe Harry

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:47
Meghan dhe Harry

Pak kohë më parë Kim Kardashian dhe motrat e tjera vendosën që do të ndalonin xhirimet për realit show-n “Keeping up ëith the Kardashians”.

Duket se vendin e tyre do ta zënë së shpejti një çift shumë i njohur dhe i dashur për publikun jo vetëm në Amerikë por dhe në të gjithë botë; çifti Sussex.

Meghan dhe Harry thuhet se kanë lidhur kontratën me Netflix dhe kanë rënë dakort që të xhirohen për 3 muaj kudo që shkojnë dhe në të gjitha aktivitetet e tyre.

Kjo marrëveshje (nëse është firmosur vërtet) vjen pas asaj përmes së cilës çifti Harry-Meghan do prodhojë filma dhe dokumentarë që më pas do shfaqen në Netflix. Marrëveshje që thuhet se do t`u sjellë atyre 112 milionë paund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat