Max Ehrich shpreh publikisht dashurinë ndaj Demi Lovato: Ende nuk jemi ndarë, unë e dua atë

Mediale Vip

Max Ehrich shpreh publikisht dashurinë ndaj Demi Lovato: Ende nuk jemi ndarë, unë e dua atë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:04
Max Ehrich dhe Demi Lovato

Max Ehrich është duke insistuar se ai dhe Demi Lovato nuk janë ndarë, pasi kaluan gjashtë muaj së bashku.

Aktori i njohur përmes rrjetit social Instagram ka shkruar se ende nuk kanë përfunduar lidhjen, ndërsa ende e dashuron këngëtaren.

Postime të tillë vijnë pasi burime për People kanë treguar se Demi e kishte paralajmëruar atë se po ndahen.

“Ne nuk kemi biseduar me telefon, nuk kemi mbaruar lidhjen. Unë e dua Demetrian dhe dua që ajo të jetë e shëndetshme dhe e sigurt”, ka shkruar ai.

Në disa mbishkrime të tjera, të cilat më pas i kishte fshirë, Max shprehu dashurinë që ka për artisten.

Ndërkaq, Lovato dhe Ehrich filluan të jetojnë së bashku gjatë karantinës, ndërsa shpallën fejesën në korrik të këtij viti.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat