Afrim Muçiqi flet pas takimit me Zemajn, si do të bëhet kompensimi i humbjeve gjatë pandemisë?

Mediale Vip

Afrim Muçiqi flet pas takimit me Zemajn, si do të bëhet kompensimi i humbjeve gjatë pandemisë?

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:37
foto nga vendi ngjarjes

Afrim Muçiqi ka folur për Lajmi.net lidhur me takimin që estrada patën sot me Ministrin Zemaj.

Estrada shqiptare nuk kanë qenë të kënaqur me masat e reja nda Covid-19 të cilat po ashtu kanë të bëjnë me fushën e gastronomisë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot është takuar me estradën ku njoftoi se ata do të përfshihen në paketën ekonomike, për kompensim.

Ai tha se rekomandimet që mori sot, do t’i shtrojë për diskutim që masat e marra të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë, edhe për artistët.

Lidhur me këtë çështje Afrin Muçiqi gjatë një prononcimi për Lajmi.net tha se gjatë takimit të sotëm me Ministrin Zemaj kanë folur lidhur me kompensimin dhe kjo do të bëhet në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike ku do të ndahet një shumë e të hollave.

“Ne kemi kërku në kuadër të takimeve të vazhdueshme që kemi me institucionet tona si oda e hoteliereve. Na njoftoi ministri që në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike ndahet edhe një shumë e të hollave edhe për sektorin tone dhe në një të ardhme të afërt do të kemi takime me të gjithë anëtarët e estradës, kamermanët dhe të orkestrave, muzicientëve dhe gjithë këtyre që e bëjnë këtë punë dhe normalisht që përmes zyrës sonë ligjore do ti kërkojmë edhe humbjet tona që i kemi pas gjatë kësaj pandemie sidomos në kohën kur kemi qenë totalisht të izoluar”, u shpreh këngëtari .

Muçiqi tutje shtoi se pritet që me lehtësimin e masave do të lejohen edhe këngëtarët dhe jo vetëm ta bëjnë punën e tyre mirëpo duke u përmbajtur rregullave.

Ai tha po ashtu se do ta dërgojnë një manual.

“Tash do ta shohim mënyrën se si do të bëhet mirëpo takimi i sotit ka qenë që me zbutjen e disa masave, ne një të ardhme shumë të afërt do të bëhet lejimi i ahengjeve dhe i dasmave dhe i sektoreve që ne i përkasim. Ne paraprakisht do ta dërgojmë edhe një manual me të cilin do të merren IKSHP-ja dhe komuniteti për shëndetësi dhe së shpejti do ta marrim një lajm besoj pozitiv për gjithë sektorin tone që të fillojmë edhe ne të punojmë duke u përmbajtur rregullave të cilat do të na i caktoj IKSHP-ja”, ka përfunduar ai./L

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat