Joaquin Phoenix u bë baba: Ky është emri që ka vendosur aktori ta quan të voglin

Mediale Vip

Joaquin Phoenix u bë baba: Ky është emri që ka vendosur aktori ta quan të voglin

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 19:24
Aktori Joaquin Phoenix

Aktori Joaquin Phoenix dhe partnerja e saj Rooney Mara janë bërë prindër, raporton “Daily Mail”.

Këtë lajmi për publik e ka bërë të ditur regjisori Viktor Kosakovski në Festivalin e Filmit në Cyrih.

Pas shfaqjes së filmit “Gunda”, të cilit Joaquin është producent ekzekutiv, Victor tha:

“Ai sapo u bë me fëmije. Djalin e quajti River”, tha regjisori.

Aktorja lindi një muaj më parë, dhe djali i tyre vendosën ta quajë me emrin e të vëllait të Joaquin, i cili vdiq në vitin 1993. Dëshira e tij ishte që djali i tij të mbante të njëjtin emër si vëllai që e adhuronte shumë.

“Çdo film që kam bërë ka të bëjë me River në një farë mënyre. Ai është frymëzimi im. Unë e ndiej praninë e tij, sikur ai është gjithmonë aty dhe më udhëzon”, tha aktori në një intervistë.

Ndryshe, aktori dhe partnerja e tij tani kanë më shumë arsye për të qenë të lumtur dhe për të shijuar ditët e para me foshnjën e porsalindur, i cili ua mbushi jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat