Alketa Vejsiu nuk i ndalon ushtrimet në palestër, shfaqet atraktive në videon e postuar

Mediale Vip

Alketa Vejsiu nuk i ndalon ushtrimet në palestër, shfaqet atraktive në videon e postuar

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 19:59
Alketa Vejsiu

Alketa publikon video duke treguar ushtrimet në palestër të shtëpisë.

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të dashura shqiptare cila njihet për thjeshtësinë, në disa raste stilin e veçantë dhe elegant e po ashtu linjat trupore për të cilat kujdeset me ushtrime vazhdimisht.

Ajo së fundmi ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj ushtrimet rutinore, ndërsa u rekomandon të gjithëve ti kushtojnë vetes disa minuta në ditë për të ushtruar.

Bazuar në videon e postuar vihet re se ajo ka krijuar një palestër në ambientet e shtëpisë dhe është tejet aktive aty.

“Aq djeg dhe aq te lodh sa nuk them dot qe eshte qejfi me i madh ne bote; por trupi na falenderon kur nuk e harrojme!
Kujdesi ndaj tij eshte nje 45 min pune ne dite me shume, ne rendin e te gjitha puneve te tjera thote zysha ime qe ma merr shpirtin?”, ka shkruar ndër të tjera Alketa.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat