Rudina Dembacaj rrëfen mes lotësh: Nuk e përjetova siç duhet propozimin për martesë

Mediale Vip

Rudina Dembacaj rrëfen mes lotësh: Nuk e përjetova siç duhet propozimin për martesë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 06:36
Rudina Dembacaj

Pak ditë më parë, vëmendjen e mediave e mori propozimi për martesë që ish-deputeti Mark Frroku, i bëri moderatores Rudina Dembacaj.

Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja përmes disa imazheve ku shfaqej me Markun në Kapadokia të Turqisë. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Rudina zbuloi ndjesitë e propozimit që e përshkruan si “magjik”.

“Nuk u mendova [shumë për të thënë Po], aq bukur sa e bëri, aq magjike sa ishte, megjithatë nuk e vinte unazën në gisht edhe pse unë i thashë PO. Më tha dua të plakesh me mua zemër. I thashë: Po, sigurisht”,- tha Rudina.

Ndërkaq, edhe pse me vete ka emocionet e propozimit të mrekullueshëm, moderatorja ka një mungesë të madhe dhe ai është i ati. Ajo tha mes lotësh se asgjë nuk është më si më parë pas vdekjes së tij. Edhe pse ajo mundohet që të jetë një mbështetje për motrën dhe mamanë, prapë e gjithë situata është tejet e vështirë. Ngushëllimi për të, pa dyshim që është partneri Mark dhe e bija nga martesa e parë, Viktoria.

“Për shkak se mua më mungon shumë ai person, s’e kam përjetuar këtë gjë siç duhet ta përjetoja. Pas vdekjes së tim eti nuk është asgjë si më parë. Mundohem që për mamanë dhe motrën të jem mbështetja. E diela vijon të jetë ajo fanatikja mes motrës, mbesës dhe Viktorias sime. Të dielat në Lezhë nuk krahasohen me asgjë në botë. Unë përveç familjes time kam pasur dhe Markun. Prezenca e Viktorias sfumon çdo lloj dhimbje, por unë do të jem vajza e babit dhe ai ishte shumë i lumtur, sepse më ka mësuar të mos e gënjej veten. Unë do të vijoj të mos gënjej kurrë sepse ai rriti një vajzë të tillë. I kërkoj ndjesë publikut, më mungon pafund”,- u shpreh Rudina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat