“Nuk më informoi për ndarjen, e zbulova nga mediat”- Pas deklaratave të këngëtarit, Demi Lovato e indinjuar: S’dua ta shoh më, rashë në grackën e tij

Mediale Vip

“Nuk më informoi për ndarjen, e zbulova nga mediat”- Pas deklaratave të këngëtarit, Demi Lovato e indinjuar: S’dua ta shoh më, rashë në grackën e tij

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 13:08
Demi Lovato dhe Max Ehrich

Ndarja e Demi Lovatos nga Max Ehrich pas vetëm 2 muajsh fejesë “pushtoi” titujt e mediave rozë.

Këngëtari deklaroi se Lovato nuk e informoi për ndarjen por e mori vesh nga mediat.

Por një burim deklaroi se 29-vjeçari po gënjen dhe se aktorja e informoi se i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre përpara se lajmi të përhapej në media.

Deklaratat e tij në rrjetet sociale për lidhjen me Lovaton, nuk i kanë pëlqyer aspak aktores, e cila ka vendosur të shkëpusë çdo kontakt me Max Ehrich.

“Demi Lovato nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me Max Ehrich,”- shtoi burimi. “Ajo është vendosur në siklet nga mënyra sesi ai po vepron dhe pasqyrimi i marrëdhënies së tyre në rrjetet sociale. Ajo nuk dëshiron të ketë të bëjë më me të.”

Burimi pretendon se këngëtari mohon ta pranojë fundin e fejesës së tyre dhe është përpjekur t’i afrohet 28-vjeçares, por Demi Lovato e konsideron sjelljen e tij shqetësuese sepse nuk dëshiron që situata të përshkallëzohet.

“Demi i ka dhënë fund dhe nuk dëshiron ta shohë përsëri. Ajo s’mund ta besojë që ra në grackën e tij dhe është vërtet e mërzitur për këtë,”- raporton Fox News, duke cituar burimin.

Këngëtarja ka fshirë të gjitha fotot e saj me Ehrich nga Instagram, po ashtu edhe 29-vjeçari.

Demi Lovato s’ka folur ende publikisht për ndarjen e tyre dhe këtë periudhë po e kalon me njerëzit e saj të dashur.

“Ajo po kalon shumë kohë me familjen dhe miqtë e saj gjatë kësaj periudhe dhe ata po i qëndrojnë pranë,”– informoi burimi.

Revista People raporton se ish-çifti u ndanë për tu përqendruar në karrierën e tyre. Ndërkohë që E! News shkruan se Demi Lovato “nuk e dinte në të vërtetë se kush ishte Max Ehrich dhe mendonte se ai s’kishte qëllime të mira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat