Loredana po shënon sukseset e para të këngës së re.
Loredana Zefi ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Checka”, në duet me Delaran.
Kënga e re e Loredanës po pritet shumë mirë dhe tashmë po shënon suksese të mëdha jashtë trojeve shqiptare.
Me anë të një postimi në Instagra, rep-artistja bëri të ditur se kënga “Checka” është renditur e dyta në Gjermani.
“Ju dua shumë, faleminderit”, ka shkruar Loredana sipër postimit që e ka postuar në Instagram.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Loredana dhe Delara deri tani ka marrë mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube.