Burak Ozçivit tregon se është më i lumtur se kurrë me Fahriye Evcen

Mediale Vip

Burak Ozçivit tregon se është më i lumtur se kurrë me Fahriye Evcen

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:01
Burak Ozçivit, Fahriye Evcen

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen kanë qenë kryefjala e mediave turke javët e fundit për shkak të një ndarjeje që po përflitej për ta. Thuhej se Burak i kishte kërkuar Fahriyes të ndiqte disa seanca te psikologu pas vdekjes së babait të saj, por ajo nuk kishte pranuar. Po ashtu, mediat turke raportuan se problemi më i madh i çiftit ishte edukimi i djalit të tyre, duke mos pasur pajtueshmëri në lidhje me rritjen e tij dhe si pasojë kanë përjetuar shumë konflikte.

Por aktori i famshëm i ka hedhur një herë e mirë poshtë këto thashetheme duke zbuluar se ata janë më të lumtur se kurrë më parë bashkë. Burak ka publikuar në Instagram një video shumë të ëmbël, në të cilën shihet përkrah bashkëshortes dhe djalit të tyre. Ata të tre shihen duke luajtur bashkë, ndërkohë që çifti shfaqen të veshur njësoj.

“Kjo është gjendja në shtëpinë tonë”,  ka shkruar Burak përkrah videos dhe tashmë nuk duhet të keni asnjë fije dyshimi për marrëdhënien e tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Bizim evin halleri❤️

A post shared by Burak Özçivit (@burakozcivit) on

Kujtojmë se dy aktorët e njohur turq u bënë prindër për herë të parë më 13 prill 2019 dhe djali i tyre është pagëzuar me emrin Karan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat