Surpriza e Alfios në emision, e bëri Fatmën të mos i mbante dot lotët!

Mediale Vip

Surpriza e Alfios në emision, e bëri Fatmën të mos i mbante dot lotët!

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 21:02
Fatma dhe Alfio

Janë një çift mjaft i dashur për publikun. Por ndonëse po përjetojnë një histori të bukur dashurie, të cilën e kurorëzoi më së miri ardhja në jetë e vogëlushit të tyre, Noah, paska ende gjëra që Alfio mund të bëjë për ta befasuar Fatmën në mënyrën më të bukur.

E ftuar në emisionin “Rudina” moderatorja foli për mëmësinë e planet e së ardhmes në televizion. Ndërsa Alfio u shfaq sërish si partneri perfekt me një surprizë, që e bëri Fatmën të lotojë: një buqetë më trendafilë, shoqëruar me një shënim tejet të ëmbël.

“Zemra ime e vogël e kuqe! Ti bën gjëra të mëdha me dashuri të madhe. Faleminderit për të gjithë lumturinë që më ke sjellë dhe lumturinë që vazhdon më jep çdo ditë! Me ty ndihemi të sigurt dhe të dashuruar! Të duam shumë, babi Alfio dhe Noah,” kishte shkruar ai.

Epo, kush nuk do të prekej nga një mesazh i tillë i partnerit!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat