Morena Taraku merr dhuratën më romantike, por kush është fatlumi?

Mediale Vip

Morena Taraku merr dhuratën më romantike, por kush është fatlumi?

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 22:33
Morena Taraku

Morena Taraku ka bërë me dije muaj më parë se ka një njeri special që ka zënë vend në zemrën e saj, edhe pse ende nuk e dimë identitetin e tij.

Madje, duket se këngëtarja preferon të vazhdojë ta mbajë sekret, megjithëse nuk na i kursen aspak momentet e tyre të ëmbla në rrjete sociale.

Djali në fjalë e befason vazhdimisht Morenën me surpriza, si kjo e ditës së sotme.

Pak më parë, këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto të një buqete gjigante me trëndafila të kuq, brenda të cilëve ishte formuar një zemër me trëndafila të bardhë.

Morena s’ka shkruar asgjë tjetër krahas postimit, veç fjalëve: “Edhe unë të dua”.

Por, ne jemi kuriozë të dimë me kë e ka këngëtarja?

Deri tani kemi kuptuar që mashkulli i cili i ka rrëmbyer zemrën është turk. Kjo pasi në një tjetër dhuratë për Morenën (një arush dhe tollumbace), ai kishte shkruar në turqisht “Të dua”.

Shpresojmë që Morena të na e tregojë sa më parë fatlumin që ka në krahë!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat