Labi jep detaje, tregon datën e publikimit të këngës me motrën e tij

Mediale Vip

Labi jep detaje, tregon datën e publikimit të këngës me motrën e tij

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 23:03
Labinot Tahiri

Labi ka paralajmëruar se do publikoj këngën e re.

Me një njoftim në rrjete sociale, njoftoi se kësaj radhe do sjellë bashkëpunim me motrën e tij.

Këngëtari publikoi imazhe nga prapaskenat e videoklipit, ku shkroi: ‘Momente nga klipi i radhês dueti me motrën time Sarandën???Pas nje jave e keni nëpër ekranet tuaja✨✨✨’.

Ndryshe, ky njoftim nga Labi u prit shumë mirë nga fansat dhe mezi presin publikimin e këngës. Përveç lajmit se do e lansoj me motrën e tij këngën e radhës, Labi nuk ka dhënë detaje tjera.

Media ka kontaktuar me këngëtarin se kur do publikohet kjo këngë. Këngëtari nuk u kursye dhe tregoi edhe disa detaje rreth këngës.

‘Klipi do të dal të premten e ardhshme! Është një super këngë për dashuri dhe kuptohet e kompozuar nga Valon Biba një muzikant i njohur për estradën dhe i cili ka bërë këngë të mira teë cilat kanë pasur shumë suksese ajo e fundit ishte nga unë Bomerang! Saranda ka nje zë të shkëlqyeshëm, por nuk del CULLAK në klipe sikurse sot që shikohet kënga e nuk dëgjohet shumë. Prandaj, ne nuk presim ndoshta shumë klikime, por degjueshmeri do të kete shumë sepse është nje HIT KËNGE’, përfundoi Labi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat