Nga përgjigja ndaj akuzave për kopjim tek surpriza me artistin shqiptar: Ç’na tha Yll Limani

Mediale Vip

Nga përgjigja ndaj akuzave për kopjim tek surpriza me artistin shqiptar: Ç’na tha Yll Limani

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 23:50
Yll Limani

Një sekret: Nëse doni të mësoni se ç’bën, mendon, kundërpërgjigjet etj. Yll Limani, keni vetëm një mundësi –Twitter.

Si një përdorues i rregullt i këtij rrjeti sociali këngëtari nuk ngurron të postojë statuse të ndryshme duke na njohur edhe ne me qëndrimet e tij, apo edhe me projektet e reja, sikundër ka bërë së fundmi.

Na paska shpëtuar të gjithëve, por nëpërmjet kësaj platforme, 26-vjeçari i është përgjigjur edhe akuzave se “Buzët e kuqe” është kopje e “Blinding Lights” nga The Weeknd.

Nga Sinan Vllasaliu te The Weeknd! Goxha lëvizje (ndryshim)!– ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se po krahasohet me ekstreme dhe në fakt përveç rrymës, mes këngëve nuk ka asgjë njësoj.

Në fakt, autori i hitit “Harrom” para se ta publikonte këngën ka deklaruar se është frymëzuar nga trendi më i ri botëror: rikthimi i rrymës së viteve ’80, për të cilin është frymëzuar nga Dua Lipa apo The Weeknd. 

Ndërkohë, Ylli na ka lënë të kuptojmë se shumë shpejt do publikojë një album (zëra këto të konfirmuara edhe nga burime për “iconstyle.al”), por si duket nuk do jetë vetëm, por me Cricket.

Një fanse ka shpehur dëshirën që dy artstët të sjellin një album së bashku dhe ky status nuk i ka shpëtuar Yllit i cili e ka rishpërndarë, duke e shoqëruar me disa pika.

Yll Limani dhe Cricket duhet të bëjnë një album!

Për detajet është ende herët për të folur, por duke marrë parasysh faktin se janë dy emra mjaft të dashur për publikun, suksesi është i garantuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat