Adelina Ismajli surprizon fansat me projektin e ri, buk bëhet fjalë për muzikë

Mediale Vip

Adelina Ismajli surprizon fansat me projektin e ri, buk bëhet fjalë për muzikë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 09:22
Adelina Ismajli

Adelina Ismajli është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Së fundmi, këngëtarja ka bërë me dije se do të vijë me një projekt të ri televiziv, ku do të jetë moderatore. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë detaje mbi programin që do të drejtojë.

Adelina ka zbuluar se emisioni do nisë transmetimin në datë 10 tetor në kanalin 10. Formati mban titullin “Tetë a tetë me Adelinën” dhe fansat e saj po e presin me padurim këtë rikthim të këngëtares. Është përfolur se në fokus të formatit do të jenë personazhet publikë.

Kujtojmë që përsa i përket muzikës, Adelina u rikthye pas një kohe të gjatë e distancuar nga muzika. Projekti më i fundit i saj u publikua pak muaj më parë. “Amaneti”, një bashkëpunim me Skerdin pati një impakt të mirë tek publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat