Plani i Meghan Markle për Shtëpinë e Bardhë, synon Presidencialet 2024

Mediale Vip

Plani i Meghan Markle për Shtëpinë e Bardhë, synon Presidencialet 2024

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 09:44
Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle synon Shtëpinë e Bardhë! Pas hyrjes dhe largimit nga familja mbretërore angleze bashkë me të shoqin princin Harry, ish-aktorja synon që të hyjë në ndërtesën më të rëndësishme në SHBA.

Burime pranë saj thonë se Meghan synon zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Vetëm pak ditë më parë Meghan dhe Harry  ngjallën diskutime për shkak të një videoje, ku ftonin qytetarët amerikanë që të votojnë kundër Presidentit aktual, Donald Trump.

Një burim tha për ‘Vanity Fair’ se ambicia për Presidencën, janë arsyeja se pse dukesha e Sussex nuk pranoi të hiqte dorë nga shtetësia amerikane kur u martua me Harryn.

“Në këtë mënyrë dëshiron që të ketë mundësinë që të zbresë në skenën politike”, tha burimi dhe se largimi nga Anglia ishte i mirëmenduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat