Nora Istrefi ndërron stilin e flokëve, vjen atraktive me dukjen e re

Mediale Vip

Nora Istrefi ndërron stilin e flokëve, vjen atraktive me dukjen e re

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:18
Nora Istrefi

Ajo është njëra nga personazhet shqiptare që numëron fansa të shumtë në rrjetet sociale.

Dhe Nora Istrefi vetëm në llogarinë personale, Instagram, ka mbi një milion ndjekës, për të cilët ndan imazhe e video të ndryshme.

Si një artiste tejet e pëlqyer në estradë, ajo herë pas here befason fansat me ndryshimet që bën në dukje.

E tillë shfaqet edhe këtë herë, derisa me ndryshimin e kohës duket se ka bërë edhe një transformim në pamje.

Nora kësaj radhe ka bërë një ngjyrë të veçantë të flokëve, ngjyrë kafe por me disa elemente të ngjyrës portokalli.

Siç shihet, ky është një tjetër transformim që ka bërë brenda një kohe dhe që komplimentohet për secilën dukje e ndërhyrje që realizon.

Nëna e një vajze momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës “Dy zemra”, të cilën e solli këtë muaj në duet me artistin Butrint Imeri.

Projekti për kaq kohë ka arritur të mbledh mbi gjashtë milionë shikime në YouTube.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat