Debati presidencial: Veshjet e Melania dhe Ivanka Trump s’mund të ishin më ndryshe se kaq

Mediale Vip

Debati presidencial: Veshjet e Melania dhe Ivanka Trump s’mund të ishin më ndryshe se kaq

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:05
Melania dhe Ivanka Trump

Përdoruesit e rrjeteve sociale, fill pas debatit të parë për garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u morën ndër të tjera edhe me veshjen e Melania dhe Ivanka Trump, të cilat patën vetëm një të përbashkët: maskën e fytyrës.

Melania u paraqit me një kostum Dolce & Gabbana dhe këpucë Manolo Blahnik. Veshja e errët bëri që në Twitter, Zonja e Parë të krahasohej me një shef të mafias.

Nga ana tjetër, Ivanka zgjodhi një kostum dramatikisht të kundërt. Ajo u paraqit me një veshje nga Gabriela Hearst, shoqëruar me një çantë Chanel 4,700 dollarë. Kostumet e bardha konsiderohen në SH.B.A si një simbol i feminizmit modern, ndërkohë që Melania zgjodhi të përfaqësohej ndryshe. 

Përpos kësaj, Melania zgjodhi një veshje nga D&G, me seli në Itali, një vend që ka kundërshtuar politikën e Trump “America First” – një qëndrim ndaj polikës së jashtme që përgjithësisht thekson izolimin; koncepti daton që prej vitit 1918, ndërkohë që së fundmi është pjesë e politikës së Donald Trump, që thekson tërheqjen e SHBA-së nga traktatet dhe organizatat ndërkombëtare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat