Suksesi i JLO dhe Malumës, Aurela Gaçe: Po të ishin shqiptarë do të kishin më shumë sukses

Mediale Vip

Suksesi i JLO dhe Malumës, Aurela Gaçe: Po të ishin shqiptarë do të kishin më shumë sukses

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:43
Aurela Gaçe

Kënga e re e Jennifer Lopez dhe Maluma “Pa’ti & Lonely” po shënon sukses në të gjithë tregun muzikor botëror.

Prodhimi me dy pjesë do të paraqitet në filmin e ardhshëm “Marry Me”, duke interpretuar bashkë me Lopez dhe Maluma dhe që pritet të lançohet ditën e ditës së të dashuruarve Shën Valentinit.

Por, ky projekt ka tërhequr vëmendjen e Aurela Gaçes, e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka thumbuar dhe këngëtarët shqiptarë. Aurela shkruan me ironi se Lopez dhe Maluma nuk kanë aq fansa sa kanë artistët në vendin tonë që arrijnë miliona klikime brenda një dite.

“3 ditë, 3 milionë e 500 mijë shikime. Ndërkohë, Subscribers në Youtube. 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansat (që dmth o kanë këta o s’di tjetër) ose s’dinë te blejnë, ose ose, duhet të ishin shqiptarë që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh. Ah, nejse thuaj. Po të ishin këtu, do të kishin thyer rekorde edhe më shumë se kaq. Do të shkruante edhe media për thyerje rekordesh. Po nejse thuaj. Hajt natën”, ka shkruar Aurela në profilin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat