Jennifer Aniston ishte gati të hiqte totalisht dorë nga aktrimi!

Mediale Vip

Jennifer Aniston ishte gati të hiqte totalisht dorë nga aktrimi!

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 20:12
Jennifer Aniston

Gjatë një interviste me Jason Bateman, aktorja e famshme në mbarë botën Jennifer Aniston, ka rrëfyer të pathëna nga jeta e saj profesionale.

Ajo ka një karrierë të gjatë e të suksesshme në ekran dhe e kemi parë aktore të dhjetëra roleve, por a ka diçka që nuk e ka kënaqur?

A ekziston një projekt i tillë i cili e ka shtyrë Aniston-in të mendojë për dorëheqjen nga aktrimi?

Në fakt po dhe ajo e ka treguar në këtë podcast.

Megjithëse nuk e ka përmendur emrin, Aniston e ka nënkuptuar titullin e filmit në të cilin ka luajtur.

 “Të tërhiqem? Po më ka shkuar në mend para dy vitesh, por s`e kisha menduar kurrë më parë. Ishte një punë që e çova deri në fund dhe thashë uau, më mori gjithë jetën ky projekt. Dhe se di a është kjo ajo që dua”- rrëfeu aktorja.

Sipas llogarive, para “The morning show”, Aniston ka xhiruar në vitin 2018 “Dumplin” dhe në vitin 2019 “Murder Mysery” .

Megjithatë Aniston ka folur pozitivisht për aktorin Adam Sandler, me të cilin bashkëpunoi në “Murder Mystery”, ndaj me siguri filmi që e ka bërë të mendojë të heqë dorë nga karriera mund të jetë “Dumplin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat