Xhensila Myrtezaj shumë shpejt në një super bashkëpunim!

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaj shumë shpejt në një super bashkëpunim!

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:34
Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj di gjithmonë se si të bëjë për vete shqiptarët me projektet e saj.

Disa javë më parë ajo solli një super bashkëpunim me Ardian Bujupin, të titulluar “Panorama”, që po bën namin e numëron mbi 11 milionë klikime.

Më herët gjatë verës u raportua se këngëtarja do publikojë një tjetër këngë, solo, e cila është punuar nga bashkëpunëtorët e saj të ngushtë, por me kërkesë të saj.

Aso kohe u tha se klipi do përfundojë gjatë gushtit teksa nuk ka ende një reagim nga vetë ajo rreth këtyre zërave. 

Mirëpo, duket se Xhensila do vijë shumë shpejt me një tjetër bashkëpunim, këtë herë me një nga çunat e Three Dots, teksa emri ende nuk është zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat