Bebe Rexha ndryshon papritur “look”

Mediale Vip

Bebe Rexha ndryshon papritur “look”

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 23:28
Bebe Rexha

E dimë që Bebe Rexha është vajza e surprizave, por nuk e mendonim kurrsesi këtë ndryshim kaq të papritur në “look”. Këngëtarja e njohur ka vendosur të heqë dorë nga flokët biond dhe t’i lyejë me një ngjyrë të zjarrtë.

Bebe as nuk është menduar fare të ndryshojë apo jo pamje, madje flokët i ka lyer vetë me duart e saj. Ajo ka zgjedhur që të kalojë nga ngjyra e verdhë tek e kuqja dhe për këtë ndryshim të madh u ka kërkuar mendim fansave se si duket.

Pjesa më e madhe e ndjekësve janë mahnitur dhe e kanë përgëzuar për lyerjen e mbi të gjitha për faktin që këtë gjë e ka bërë vetë pa ndihmën e një parukieri.

“Kishim të drejtë kur thoshim se e kuqja është ngjyra jote”, i ka shkruar dikush.

“Jam e mahnitur se si një njeri i famshëm e bën vetë këtë gjë pa ndihmën e parukierit”, ka komentuar një tjetër.

Ndërsa të tjerë kanë hedhur dyshime se me “look”-un e ri do të vijë një këngë e re, por këngëtarja nuk ka zbuluar asgjë më shumë. Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Bebe Rexhës është “You can’t stop the girl”, që e kapublikuar 1 vit më parë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

New me ? watcha think?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat