Keisi i “urren” këto lloj telefonatash por prisni pak, me Stresin e kishte këtë deklaratë?

Mediale Vip

Keisi i “urren” këto lloj telefonatash por prisni pak, me Stresin e kishte këtë deklaratë?

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 23:58
Keisi

Momentalisht, Keisin dhe Stresin i dimë të ndarë pas “sherrit” të bujshëm, një pjesë të të cilit e pamë në rrjete sociale.

Pasi u tha se Keisi po dilte në takim me dikë tjetër, Stresi reagoi në rrjete sociale dhe fjalët kapën njëra-tjetrën, ndërsa biseda përfundoi me akuzat e Keisit se “të tjerët janë të martuar e kapen në hotel me femër tjetër“.

Pas kësaj deklarate të fortë, reperi i quajti të gjitha trillime por nuk e dimë ç’ndodhi mes tij dhe Keisit.

Nuk e kuptuam a bënë paqe për të njëmijëtën herë apo jo, por telefonata e fundit e Keisit me videocall besojmë se është me Stresin!

Kjo pasi bidedat e vetme që ajo publikon janë me bashkëshortin (vlen të theksojmë se janë ende të martuar).

Megjithëse fytyra e personit me të cilin po flet nuk duket, diçka na shtyn të mendojmë për reperi.

Në fakt, partnerja e Stresit ka treguar se i urren këto lloj telefonatash kur personi tjetër nuk tregon fytyrën, por mos ndoshta Keisi po përpiqet të tregojë më shumë se kaq?

Mos vallë personi në anën tjetër të telefonit është Stresi dhe ajo po përpiqet të na e tregojë jo drejtpërdrejt këtë?

Mbetet ta zbulojmë shumë shpejt! Por diçka e kemi të sigurt! Si çdo herë tjetër, Keisi dhe Stresi do ta gjejnë sërish rrugën për t’u rikthyer tek njëri-tjetri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat