Publikohet traileri i filmit ku luan Rita Ora

Mediale Vip

Publikohet traileri i filmit ku luan Rita Ora

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:58
Rita Ora

Sky Cinema ka publikuar trailerin e versionit modern të filmit “Twist” nga Charles Dickens, në të cilin Rita Ora ka një rol kryesor. Nga ato pak minuta të përmbledhura, duket se ky film do të jetë një aventurë e vërtetë dhe mund të themi me plot gojën se Rita ka shkëlqyer në të.

Përkrah Rita Orës që ka rolin e Dodge, luajnë edhe Ralf Low me rolin kyesor atë të Twist, Lena Headey si Sikes, Sir Michael Caine si Fagin, Franz Drameh si Batesey, Sophie Simnett si Red and David Walliams si Losberne. Versioni modern është shumë më ndryshe nga i vjetri, sepse regjisori ka vendosur të mos i qëndrojë besnik atij klasik.

Ky film pritet të dalë në kinema nga 2021 dhe atëherë do të shihet sa i suksesshëm do të jetë dhe si do pritet roli i Ritës. Artistja ka ndarë me ndjekësit në Intsgram trailerin e filmit dhe është shprehur shumë e nderuar që ju dha mundësia të luajë përkrah aktorëve më të mirë.

“Ishte një nder të kisha shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mir! Unë kam rolin e Dodge, mezi pres që të gjithë të shihni!”, shkroi Rita në instagram.

Kujtojmë se më herët Rita Ora ka luajtur edhe në disa filma të tjerë si: “Spivs” (2004), “Fast & Furious 6” (2013), “Fifty Shades of Grey”, “Southpaw” (2015), “Detective Pikachu” (2019).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat