Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë ndarë? Këngëtarja sqaron gjithçka dhe i jep fund të gjitha dyshimeve

Mediale Vip

Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë ndarë? Këngëtarja sqaron gjithçka dhe i jep fund të gjitha dyshimeve

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:48
Camila Cabello dhe Shawn Mendes

Në muajin gusht nisën thashethemet se çifti i famshëm, Camila Cabello dhe Shawn Mendes ishin ndarë.

Mediat e huaja rozë raportuan se këngëtarët po “merrnin pak kohë pushim nga njëri-tjetri”.

Thashethemet nisën pas ata nuk po qëndronin më së bashku në karantinë dhe nuk postonin foto në rrjetet sociale me njëri-tjetrin.

Camila Cabello udhëtoi drejt Londrës në gusht për të rifilluar punën ndërsa Shawn Mendes qëndroi në LA.

Ai u fotografua duke dalë nga një studio regjistrimi në të njëjtin muaj.

Por çifti kanë hedhur poshtë thashethemet për ndarjen, teksa këngëtarja konfirmoi në një postim në Instagram se janë bashkë dhe shumë të dashuruar.

23-vjeçarja postoi një pjesëz të albumit të ri të Mendes dhe shkroi: “Çfarë dhurate e mrekullueshme për botën. Ai e krijoi këtë album me çdo grimë të fundit të shpirtit të tij. Dashuria ime, jam krenare për njeriun që ti je dhe jam aq e emocionuar që njerëzit do shohin dhe dëgjojnë zemrën tënde ❤️.”

Image

Ndërkohë këngëtari i komentoi me një emoji zemre “?❤️”, duke treguar se jo vetëm që lidhja e tyre po ecën shumë mirë, por që çifti mbështesin njëri-tjetrin.

Cabello dhe 22-vjeçari u fotografuan për herë të fundit së bashku në fund të majit kur morën pjesë në protestën Black Lives Matter në Miami. Ata nisën romanën e tyre në korrik të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat