Ja në cilën fazë janë Ledri dhe Sara me emrin e vajzës së tyre!

Mediale Vip

Ja në cilën fazë janë Ledri dhe Sara me emrin e vajzës së tyre!

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:26
Ledri dhe Sara

Dashur-padashur Ledri dhe Sara janë kthyer në çiftin më të komentuar të showbiz-it shqiptar dhe prej muajsh kanë qenë kryefjalë e mediave.

Pak muaj më parë na konfirmuan lajmin se do bëhen prindër për herë të parë me anë të një super videoje.

Ndonëse kishte goxha javë që mediat shkruanin për ta, çifti kishte vendosur të qëndronte në heshtje deri në fund të muajit korrik, kur na treguan se po presin një vajzë.

Ndër të tjera, në media gjatë muajit gusht qarkulloi lajmi se dyshja e ka menduar që tani emrin e vajzës.

Ka qenë pikërisht kjo varëse e Sarës, që ka ngritur dyshime se emri i vajzës do të fillojë me shkronjën “H”, pasi bukuroshja nuk është parë ta ketë vendosur më herët.

Mirëpo, kjo nuk qenka e vërtetë dhe këtë na e ka vërtetuar vetë Sara së fundmi, pasi ka pyetur ndjekësit e saj t’i sugjerojnë emra për bebushen.

Si duket ata janë ende në fazën fillestare, pra po kërkojnë ende!

Është vajzë! Më mahnisni me disa emra që nuk i kam dëgjuar më parë!

Nëse ke ndonje emër në mendje, mos prit më…shko e tregoja Sarës!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat