“Jemi dy njerëz shumë të ndryshëm”

Mediale Vip

“Jemi dy njerëz shumë të ndryshëm”

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:51
Lori Hoxha

Lori Hoxha është mjaft entuziaste për muajin tetor, muaji i ditëlindjes dhe që prej mëngjesit të ditës së sotme e ka shprehur këtë gjë.

Fashionista e njohur e ka treguar se i pëlqen shumë ky muaj, ndërsa në një postim të radhës ajo ka treguar se si ka ndryshuar në një vit, nga tetori i 2019-s.

Në postimin e fundit Lori zbulon si dukej një vit me parë, me look-un më ndryshe dhe flokët më bjonde. Por postimi nuk ka vetëm një funksion për të treguar ndryshimin në paraqitje të Lorit, por edhe atë shpirtëror.

“Unë në Tetor 2019 dhe unë në tetor 2020, jemi dy njerëz shumë të ndryshëm. Të jesh në gjendje të shikosh prapa se sa larg ke arritur është një bekim i tillë dhe edhe pse mund të jesh i vetmi që njeh fitoret e tua të vogla, ato kanë rëndësi! Kështu që mos harroni të falenderoni veten. Shpresoj që ky muaj të jetë një fillim i ri për të gjithë ata që kanë nevojë për të”, shkruan ajo.

Një nga arsyet përse Lorit i pëlqen tetori është edhe sepse është muaji i ditëlindjes së saj, më 19 tetor. Në njërën nga fotot ajo shihet teksa ka qëndisur ditën e lindjes në këmishë.

Në mesin e postimeve është edhe një shprehje e preferuar e Lorit mbi dashurinë: “Njerëzit që do bëhen fantazma brenda teje dhe kështu ti i mban gjallë ata”.

Këtë vit Lori do të festojë 27-vjetorin dhe me siguri me mjaft fitore të arritura dhe shpresa për të ecur përpara.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat