Ndërron jetë në moshë të re këngëtari, nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë

Mediale Vip

Ndërron jetë në moshë të re këngëtari, nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:58
Arif Akpinar

Mediat turke kanë dhënë lajmin e keq për një nga këngëtarët më të njohur.

Arif Akpinar ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë. Këngëtari ishte diagnostikuar me tumor në tru dhe ishte shtruar në spital javën e kaluar. Akpinar nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen dhe sot humbi jetën.

Producenti Bulent Seyhan në një postim në Twitter shprehu dhimbjen për humbjen e artistit.

“Arif Akpinar, artist i dashur, na le në një moshë kaq të re, u prehsh në paqe”-shkruajti producenti. Akpinar ishte një artist i njohur në Turqi dhe një nga këngët e tij më të dëgjuara është “Kilit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat