Modelja e njohur shqiptare rrëfehet: Nuk kam pasur emocione më të mëdha në jetë

Mediale Vip

Modelja e njohur shqiptare rrëfehet: Nuk kam pasur emocione më të mëdha në jetë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:22
Xhesika Berberi

Nga programi "Rudina", ku ishte e ftuar pasditen e sotme në një lidhje direkte nga SHBA-të, modelja e njohur Xhesika Berberi, ndau me publikun emocionet e një vepre mjaft të bukur që ajo dhe mikesha e saj, Adrola Dushi, kanë bërë për t'u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi hapën një faqe “Go fund Me” për t’u ardhur në ndihmë familjeve, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti. Pas disa muajsh, ato kanë ndërtuar dy shtëpi, një në Ndroq dhe një në Picallë.

Gjatë intervistës me Rudinën, modelja shprehet se është shumë krenare dhe e lumtur për këtë arritje dhe është një nga sukseset më të mëdha që ajo ka arritur në jetë.

Ishte nje punë në grup, kemi bërë diçka shumë të bukur. Ndihem shumë krenare dhe është një nga gjërat më të bukura që kam bërë në jetë, një nga sukseset më të mëdha që kam arritur deri më tani dhe shpresojmë të kemi një vazhdimësi, sepse ky është vetëm fillimi.

Nuk kam patur emocione më të mëdha në jetë, zëri më dridhej, isha shumë e lumtur. Të them të drejtën, njerëzit duhet të kuptojnë se cila është esenca e jetës, unë e kam kuptuar falë familjes sime, është se çfarë do të mbjellësh, do të korrësh. Nëse ti bën diçka të mirë, diçka e mirë do vijë, nëse bën diçka të keqe, mos prit të shohësh një ditë të bardhë.

Duhet të duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse vetëm kështu shqiptarët mund të çajnë anë e mbanë botës, sepse jemi njerëz të sakrificës, kemi një zemër shumë të madhe dhe duke qenë të bashkuar ne mund të bëjmë çudira dhe ta bëjmë Shqipërinë hartën e qendrës së botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat