Grimeri shqiptar lanson linjën e re me produkte grimi

Mediale Vip

Grimeri shqiptar lanson linjën e re me produkte grimi

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 20:59
Mario Dedivanovic

Mario Dedivanovic, grimeri i famshëm botëror me prejardhje shqiptare, njihet për grimin që iu bënë disa prej fytyrave më të famshme në botë si Kim Kardashian, Demi Lovato etj.

Kësaj radhe, Dedivanovic, po lanson linjën e tij të parë të grimit.

Si një nga artistët më të famshëm të grimit, të gjithë duan të dinë a vlejnë produktet e grimerit. Personat që kishin mundësi t’i provonin, i vlerësuan produktet si të duhurat.

Lajmin e bëri të ditur vetë grimeri përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku u shprehet tejet entuziast për lansimin e linjës së tij të grimit.

‘Për mua, grimi gjithmonë fillon me sytë. Koleksioni im i parë MAKEUP BY MARIO përmban formula dhe mjete pro me nuanca universale më të lehta për t’u përdorur për përvojën e përbërjes të çdo niveli. Koleksioni 01 përmban gjithçka që nevojitet për të krijuar një vështrim të syve nga baza tek e përparuara dhe nga natyrale te dramatike. Unë jam aq i ngazëllyer për të demonstruar dhe të ju marr me vete në çdo artikull të koleksionit. Drejtohuni tek ‘Stories’ e mia për të parë pse fillova me sy’, ka shkruar Mario në postimin e tij në Instagram. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat