Humbi djalin e vetëm, aktori flet për herë të parë

Mediale Vip

Humbi djalin e vetëm, aktori flet për herë të parë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 22:00
Djali i aktorit të njohur britanik, Nicholas Lyndhurst ka ndërruar jetë

Djali i aktorit të njohur britanik, Nicholas Lyndhurst ka ndërruar jetë në moshën 19 vjeçare. 

Archie Lyndhurst, i njohur për rolin e tij "Ollie Coulton", në shfaqjen e humorit "So Awkward", humbi jetën si pasojë e një sëmundje. 

I pyetur nga gazetarët, Nicholas u shpreh i pikëlluar nga humbja e djalit të tij.

“Unë dhe Lucy jemi të pikëlluar, por kërkojmë privatësinë dhe respekt”. 

Archie e kishte nisur karrierën e tij, që në moshën 10 vjeçe. 

Babai i tij, Nicholas i tha BBC në 2013 se Archie kishte trashëguar genet e tij në aktrim. Babë e bir performuan së bashku në një episod të "So Awkward". 

Rrethanat e vdekjes së tij thuhet të jenë për shkak të sëmundjes, ndërsa javën e ardhshme kryhet një hetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat