Mozzik viziton Prekazin, këto janë fjalët e tij

Mediale Vip

Mozzik viziton Prekazin, këto janë fjalët e tij

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 15:22
Mozzik

Reperi nga Ferizaj, Gramos Aliu apo siç njihet për publikun Mozzik, gjatë ditës së sotme (e diel) ka vizituar Prekazin.

Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetet e tij sociale, derisa shfaqet tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Në postimet që ka shpërndarë me 1.5 milion ndjekësit, artisti shtoi se duhet të ruajmë e kujtojmë historinë deri në fund të jetës.

“Në Prekazin historik! Lavdi të rënëve. Secili nga ne dhamë diçka për UÇK-në, por dikush i dha të gjitha”.

“Ruajeni historinë, kujtojeni, e duajeni atë deri në fund të jetës”, ka thënë ai.

ImageMozzik ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të ri “Mozzart”, të cilin e lansoi në fund të muajit korrik.

Albumi u prit shumë mirë nga publiku dhe thuajse çdo këngë e tij u shndërrua në hit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat