​Madonna refuzon David Guetta për shkak të shenjës në horoskop

Mediale Vip

​Madonna refuzon David Guetta për shkak të shenjës në horoskop

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 22:15
​Madonna dhe David Guetta

Astrologjia është një sistem i studimit të yjeve dhe planetëve për të parashikuar të ardhmen.

A ka ndonjë që do t’i merrte seriozisht yjet dhe pozicionet e tyre? Epo, duket se këngëtarja me famë botërore Madonna do ta bënte.

David Guetta, një DJ dhe producent francez, zbuloi se çfarë ndodhi në vitin 2011.

"Madonna dhe unë hëngrëm drekë, gjithçka shkoi mirë", filloi ai historinë.

Kah mbarimi i drekës, këngëtarja e pyeti se cili ishte shenja e tij në horoskop. Dhe, Guetta tha se i takon shenjës së akrepit, raporton Guardian.

"Më vjen keq, por ne nuk do të jemi në gjendje të punojmë së bashku. Ishte një kënaqësi. Mirupafshim!" u kundërpërgjigj Madonna, sipas Guetta.

Këngëtarja e famshme është luan në horoskop. Sipas astrologëve, luanët shpesh mbërthehen me akrepin kokëfortë.

Astrology.com shprehet se akrepat janë besnikë dhe të vendosur, por edhe dyshues dhe e kanë të vështirë të fitojnë besimin.

Siç është raportuar nga Independent, Madonna më parë ka punuar me një akrep. Ishte këngëtarja islandeze Bjork ajo që shkroi këngën e Madonna ‘Bedtime Story’ në vitin 1994.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat