Po bënte video për “TikTok”, e bija 2 vjeçe “e turpëron”: O Zot, ti je një humbëse

Mediale Vip

Po bënte video për “TikTok”, e bija 2 vjeçe “e turpëron”: O Zot, ti je një humbëse

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 22:47
Katie Carr

Aplikacioni “TikTok” zë gjithnjë e më shumë vend në preferencat e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Kjo platformë ka shkrirë barrierat duke përfshirë me vidoet humoristike jo vetëm të rinjtë, por edhe më të rriturit.

Një 44-vjeçare nga Britania e Madhe, e quajtur Katie Carr kishte fiksuar telefonin në parvaz dhe po përpiqej të realizonte një video qesharake e më pas ta publikonte në rrjet. Por aty pranë u gjend vajza e saj 2-vjeçare, e cila befasoi jo pak me pyetjet, por edhe përgjigjet e thëna.

“Mami çfarë po bën?”, pyeti vogëlushja.

Ndërsa Katie u përgjgj: Një video për TikTok.

Nuk mungoi dhe përgjigja epike e vajzës: O Zot, ti je një humbëse.

Kjo përgjigje e habiti jo pak 44-vjeçaren e cila menjëherë “e turpëruar” e ndaloi videon.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat