‘Ishte rraskapitëse’, aktorja indiane bën testin e Covid-19 - ja rezultati

Mediale Vip

‘Ishte rraskapitëse’, aktorja indiane bën testin e Covid-19 - ja rezultati

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 07:34
Surbhi Chandna

Aktorja indiane Surbhi Chandna, e njohur si “Anika” nga seriali “Bixhoz me dashurinë”, ka bërë testin e Covid-19.

Aktorja ka treguar se pritja për rezultatin e testit për të ka qenë rraskapitëse.

Surbhi Chandna iu nënshtrua testit pasi një nga aktoret e serialit ku ajo luan aktualisht u infektua me koronavirus.

Aktorja i premtoi fansave se do t’i mbante të informuar për gjendjen e saj dhe e mbajti premtimin.

Ajo tregoi së fundmi se ka dalë negative në testin e koronavirusit.

Surbhi tregoi se edhe për familjen e saj ishte një situatë stresuese.

“Ka qenë e rëndësishme për mua që ta mbaj veten të fortë pasi këto orët e fundit kanë qenë rraskapitëse mendërisht. Sidomos një stres i madh ka qenë për prindërit e mi. Faleminderit për suportin tuaj dhe një përqafim i madh. Dola negative”-shkruajti aktorja në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat