Kjo është aktorja që është përzgjedhur për të interpretuar rolin e Kleopatrës

Mediale Vip

Kjo është aktorja që është përzgjedhur për të interpretuar rolin e Kleopatrës

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 16:34
Gal Gadot

Gal Gadot do të interpretojë Kleopatrën në filmin e ardhshëm me regji të Patty Jenkins.

Aktorja Gal Gadot do të luajë rolin e Mbretëreshës së Nilit, shkruan CNN.

Gadot njoftoi përmes Twitterit për marrjen e rolit të Kleopatrës, duke shkruar, “Siç mund ta keni dëgjuar unë u bashkova me @PattyJenks dhe @LKalogridis për të sjellë historinë e Kleopatrës, Mbretëreshës së Egjiptit, në ekranin e madh në një mënyrë që ajo nuk është parë kurrë më parë. Të tregojë historinë e saj për herë të parë përmes syve të grave, si prapa dhe para kamerës”.

Patty Jenkins do ta bëjë regjinë e filmit dhe të dy kanë punuar së bashku edhe më parë.

Jenkins drejtoi “Wonder Woman” dhe “Wonder Woman 1984”, ku luan Gadot.  Kjo e fundit pritet të dalë në kinema ditën e Krishtlindjes.

Paramount Pictures është vendosur të jetë distributori i filmit me Laeta Kalogridis që shkruan skenarin.

Elizabeth Taylor luajti shkëlqyeshëm Kleopatrën në filmin me të njëjtin emër, të vitit 1963. Filmi fitoi katër çmime “Oscar”, përfshirë atë për “Filmin më të mirë”. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat