Pas kërcënimeve me vrasje, arrestohet Naser Qeli

Mediale Vip

Pas kërcënimeve me vrasje, arrestohet Naser Qeli

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 16:39
Naser Qeli

Pas kërcënimeve ndaj gazetarëve, është arrestuar Naseri Gashi, i njohur si Naser Qeli.

Këtë e ka konfirmuar burime brenda policisë së Kosovës, duke treguar se i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Pas marrjes në pyetje, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”,  kanë thënë burime nga Policia.

Të shtunën rreth mesnatës, Naser Qeli ka hyrë në ndërtesën ku ndodhet mediumi nga Kosova dhe i ka kërcënuar  me vrasje gazetarët që ishin në zyrë.

Ai u ka bërë presion që të fshijnë raportimet që lidheshin me të në rubrikën rozë.

Pasi ai u martua me këngëtaren Aida Doci, të cilën e kishte nën menaxhim dhe e quante “motër”, mediat në vend kanë shkruar rreth çiftit. Naser Qeli ka qenë i pakënaqur për raportimet rreth fëmijëve dhe ish gruas së tij, mirëpo, të njëjtat ai i ka pohuar vetë në një intervist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat