Blogerja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë!

Mediale Vip

Blogerja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë!

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 17:18
Sara Karaj

Emri i blogeres shqiptare, Sara Karaj, është jo pak i njohur për publikun shqiptar.

Në maj të këtij viti, ajo mori vëmendjen e mediave pasi dha lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë.

Këtë lajm ajo e ndau në mënyrën më të bukur me ndjekësit e saj në Instagram, nëpërmjet një videoje me momentet më të ëmbla në çift.

“Për ty”- ishin fjalët që nisën videon me momentet më të bukura ndër vite të Sarës dhe partnerit të saj.

Në përfundim të videos dëgjohen disa rrahje zemre, më pas shfaqet Sara me duart në barkun e saj teksa e përkëdhel.

Më tej ajo tregon ekon e bebit teksa e sheh në ekran, ndërsa në video kanë vërshuar komentet e urimit për blogeren.

Ende pa lindur bebi, Sara dhe partneri i saj do t’i japin gjithashtu fund beqarisë.

Blogerja ka ndarë në Instagram fotot e ëmbëla nga propozimi, të cilit i ka thënë “Përgjithmonë Po”.

“E kuptova që të doja që në momentin që të takova! Përgjithmonë PO!”- shkruan Sara.

“Duhet të thoja “Po duam”‘-shkruan ajo në një tjetër foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I knew I loved you from the moment I met you. ♥️ Pergjithmone Po!♥️

A post shared by Sara Karaj (@sara.karaj) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat