Bora Zemani i kthehet fansit që i tha se nuk di të prezantojë “Për’puthen”!

Mediale Vip

Bora Zemani i kthehet fansit që i tha se nuk di të prezantojë “Për’puthen”!

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 18:52
Bora Zemani

Prej shtatorit, në ekranin e Top Channel nisi transmetimi i “Për’puthen”, që nga një rubrikë e “E diell” u kthye në një emision të përditshëm.

Përtej këtij fakti, një tjetër ndryshim në këtë sezonin televiziv u bë edhe në moderim, që iu besua Bora Zemanit.

Largimi i kësaj të fundit nga “3shat”, emision që moderoi për dy sezone krah vëllezërve Veshaj, shkaktoi jo pak polemika asokohe.

Megjithatë, duket se Bora u përshtat shpejt me televizionin e ri dhe mesa kemi parë në rrjetet sociale po e shijon në maksimum eksperiencën në “Për’puthen”.

Por, në çdo fushë ka edhe kritika dhe as moderatorja bukuroshe nuk u ka shpëtuar atyre, pasi shpesh është kritikuar për mosmenaxhim të situatave të ndryshme që lindin në emision.

Së fundmi, një fans ia ka shprehur pakënaqësinë e tij në llogarinë e saj në Instagram, ku Bora ka postuar dy foto shkëputur nga emisioni.

“Më vjen keq, por s’di ta drejtosh këtë emision!”- ka shkruar ndjekësi.

Ky koment i ka rënë në sy edhe Borës e cila ia ka kthyer: ” Mos të të vij keq fare. S’ke ç’i bën!”

Për të gjithë ata që kanë “pakënaqësi” përgjigja është e qartë!

Image
Bora Zemani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat