‘Twerk’, para e femra gjysmë të zhveshura, Cardi B ‘shfrenohet’ në festën e ditëlindjes

Mediale Vip

‘Twerk’, para e femra gjysmë të zhveshura, Cardi B ‘shfrenohet’ në festën e ditëlindjes

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 19:00
foto nga vendi i ngjarjes

Cardi B organizoi ndejë me rastin e ditëlindjes.

Cardi B është një prej emrave më të përfolur të muzikës, si për jetën profesionale ashtu edhe atë private, shkruan lajmi.net.

Javët e fundit, artistja është komentuar për lajmin se po divorcohet nga partneri i saj Offset, ani pse veprimet e fundit tregojnë të kundërtën.

Reperja organizoi ndejë me rastin e ditëlindjes, ku nuk mungoi as Offset, i cili ishte afër saj në çdo moment dhe po e filmonte atë në secilën lëvizje.

Nuk munguan femrat gjysmë të zhveshura me vallëzime provokuese, para mbi dysheme e ‘twerk’ nga Cardi B.

Kjo nuk është hera e parë që Cardi B bashkë me Offset organizojnë ndeja të tilla, ku kritikohen shumë për veprimet që bëjnë aty.

Kujtojmë se reperja në ndejën e ditëlindjes u shfaq me disa fustane të ndryshme, e njërin prej tyre më herët e kishim parë në trupin e modeles shqiptare, Oriola Marashi. 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat