Balerini i “Dancing With The Stars Albania” lidhet me ish-in e Raoul Bovës!

Mediale Vip

Balerini i “Dancing With The Stars Albania” lidhet me ish-in e Raoul Bovës!

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 20:34
Andrea Evagelistan, Chiara Giordano

Ish bashkëshortja e Raoul Bovës ka një dashur të ri. Ai është 15 vjet më i vogël se 47 vjeçarja dhe është balerin! Pasi përfundoi në radarin e “gossip-it”, Chiara Giordano e pranoi hapur se është e dashuruar me Andrea Evagelistan.

Këtë rrëfim e bëri me një foto romantike të tyre në det, shoqëruar me mesazhin: “ Dhe ne..të dy”!

Martesa 14 vjeçare e Chiarës me Bovën përfundoi para 7 vjetësh. Por ndërsa aktori e ribëri shpejt jetën e tij me Rocio Munoz Morales, Chiara kishte mbetur vetëm.

Njeriu që i “ktheu buzëqeshjen”, 32 vjeçari Andrea, ishte shoqëruesi i këngëtares Evi Reçi në edicionin e parafundit të spektaklit ‘Dancing With The Stars Albania’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat