“Do të vij poshtë shtëpisë të këndoj në vend të këndesit”, këngëtarja thirrje Ramës

Mediale Vip

“Do të vij poshtë shtëpisë të këndoj në vend të këndesit”, këngëtarja thirrje Ramës

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 22:19
Rovena Stefa

Këngëtarja Rovena Stefa, ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Qëllimi i ftesës, ishe rrëfimi që ajo bëri në lidhje me ndërhyrjen që kishte kryer në hundë. Por biseda në studio u zgjerua e u fol edhe mbi krizën që po kalojnë artistët si pasojë e pandemisë.

Ajo paralajmëroi se nëse kryeministri nuk i lejon që edhe ata të punojnë si të gjithë të tjerët, duke respektuar masat e caktuara, do të bëhen një grup dhe do të këndojnë poshtë shtëpisë së tij në vend të këndesit.

“Në rast se ky nuk vendos që ne këngëtarët të punojmë si të gjithë të tjerët që punojmë, me masa dhe ne.

Të na lejojë të këndojmë se ndryshe ne do të bëhemi një grup do të shkojmë në Surrel, sepse jam e bindur se ai i thotë qenve pusho andej e këndej dhe këndesave ia ka mbyll zërin. Kështu që do të shkojmë ne në vend të këndesit dhe do ta zgjojmë çdo mëngjes. E more vesh zoti kryeministër”, tha këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat